Page 65 - Demo
P. 65
Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shkathtësive të fëmijëve. Në këtë mënyrë, ata i nxitin të krijojnë idenë ose dëshirën në lidhje me profesionin që do të zgjedhin në të ardhmen. Shpeshherë, prindërit i pyesin fëmijët për lëndën mësimore që i tërheq më shumë apo për profesionin që dëshirojnë të kenë kur të rriten. Kjo i ndihmon ata t’i orientojnë fëmijët drejt një karriere të caktuar, duke u bazuar edhe në prirjet që kanë. Krahas nxitjes dhe motivimit, prindërit u shpjegojnë fëmijëve aftësitë dhe përvojat që kërkon secili profesion. Në këtë mënyrë, ata shërbejnë si udhërrëfyes të së ardhmes së tyre. Vetë fëmija duhet të njohë shkathtësitë që zotëron. Për shembull, nëse dëshiron që në të ardhmen të bëhet gazetar, duhet të jetë shumë i aftë në komunikim, të njohë shumë mirë rregullat gjuhësore, të shkruajë bukur për tematika të ndryshme, të shfaqë interes dhe kureshtje për të rejat e fundit etj. Për të kuptuar më mirë këtë lidhje, mund të vizitoni faqen e internetit busulla.com. • Duke u bazuar në pyetjet e mësipërme, së bashku me përgjigjet krijoni një poster që tregon rrugën e karrierës suaj në të ardhmen.Për të kuptuar më mirë çështjen që trajtohet në këtë mësim, do të zhvilloni projektin e mëposhtëm në klasë, së bashku me mësuesin/en. 1. Reflektimia. Çfarë të pëlqen të bësh në kohën e lirë?b. Cila nga lëndët mësimore të tërheq më shumë?c. A të ndihmojnë prindërit për të zhvilluar prirjet e tua? Nëse po, në ç’mënyrë?d. A e ke menduar ndonjëherë se çfarë profesioni mund të zgjedhësh në të ardhmen? 2. Eksplorimi a. Cilat janë profesionet e prindërve të tu?b. Çfarë shkollimi ka ndjekur secili prej tyre?c. Cilat profesione njeh më mirë?d. A ke hulumtuar ndonjëherë te busulla.com për shkathtësitë dhe shkollimin që nevojitet për profesionet që njeh?3. Planifikimia. Cili është profesioni që të pëlqen më shumë?b. A është i kërkuar ky profesion në ditët e sotme?c. Çfarë praktikash do të ndihmonin për të përvetësuar profesionin që të pëlqen?d. Cila do të jetë rruga që do të ndjekësh për t’u bërë profesionisti që dëshiron?Aktivitet në klasëMbani mend!Me profesion kuptojmë veprimtarinë kryesore të njeriut në një fushë të caktuar. Ushtrimi i një profesioni kërkon shkallën e duhur të dijeve, përgatitjen dhe përvojën përkatëse. Puno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.63

