Page 66 - Demo
P. 66
Profesioni i ëndrraveZgjedhja e profesionitProfesioni që do të zgjedhim në të ardhmen, është i lidhur ngushtë me aftësitë dhe shkathtësitë që zotërojmë. Me kalimin e viteve, zgjedhjet apo vendimet që marrim, bëhen më të rëndësishme, pasi disa prej tyre përcaktojnë të ardhmen tonë. Për këtë arsye, gjatë periudhës së shkollës është e rëndësishme të kuptojmë se cilat lëndë mësimore përvetësojmë më shumë dhe si lidhen këto me profesionet. Për shembull, nëse kemi prirje në TIK dhe na tërheq si lëndë, në të ardhmen mund të studiojmë për Inxhinieri kompjuterike ose Inteligjencë artificiale. Në tabelën e mëposhtme (tab. 1) jepen lëndët mësimore dhe profesionet që lidhen me to.Lëndët mësimore Disa nga profesionet që lidhen me toGjuhët dhe komunikimi (Gjuhë amtare dhe gjuhë e huaj)Redaktor letrar, gazetar, shkrimtar, aktor, përkthyes, mësues.Artet (Edukatë figurative dhe Edukatë muzikore)Disenjator, piktor, skulptor, grimier, fotograf, arkitekt, muzikant, mësues.Matematikë Matematikan, ekonomist, inxhinier, mësues.Shkencat natyrore(Njeriu dhe natyra)Mjek, fermer, agronom, elektricist, radiograf, fizioterapist, luleshitës, veteriner, infermier, laborant dentar, fizikan, kimist, biolog, mësues.Shoqëria dhe mjedisi Gjeograf, topograf, arkitekt, gjeolog, ekologjist, pilot hapësire, marinar, arkeolog.Edukata fizike, sportet dhe shëndeti Sportist, trajner, ushtarak, zjarrfikës, truprojë.Aktivitet• Arditit i pëlqejnë shumë kafshët. Sa herë që ka kohë, ai shikon dokumentarë ose lexon enciklopedi për kafshët dhe habitatet e tyre. Si mendoni, në ç’profesion e shihni në të ardhmen Arditin? Pse? Po ju, me çfarë merreni në kohën e lirë? Çfarë dëshironi të bëheni në të ardhmen? Argumentoni përgjigjet duke vënë në pah aftësitë tuaja. Fjalë kyçe:profesion, hobi, lëndë mësimore.Tabela 1. Lëndët dhe profesionet64Mësimi5.2

