Page 67 - Demo
P. 67


                                    Hobi dhe profesioniTë gjithë e dimë sa e rëndësishme është puna dhe çdo aktivitet i lidhur me të. Ajo ndikon pozitivisht jo vetëm në mirëqenien tonë fizike, por edhe në atë psikologjike. Megjithatë, për të zgjedhur një profesion, nuk mjafton vetëm prirja ose talenti, por edhe pasioni (hobi) për të. Nëse bëjmë punën që dëshirojmë, do të jemi më produktivë dhe të suksesshëm. Për rrjedhojë, krahas të ardhurave, do të marrim edhe kënaqësi. Disa këshilla për zgjedhjen e profesionitNë tabelën e mësipërme u njohët me disa nga profesionet që lidhen ngushtë me lëndët që mësojmë në shkollë. Pikërisht këtu hidhen hapat e parë për të zgjedhur profesionin e së ardhmes. Bazuar në aftësitë dhe prirjet që keni, mund të orientoheni drejt një fushe të caktuar, e cila lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me profesionin që do të zgjidhni në të ardhmen. Këtë e zbuloni lehtësisht, duke u bazuar në rezultatet që merrni në secilën prej lëndëve mësimore. Kjo do t’ju ndihmojë të përcaktoni fushën ku ndiheni të sigurt se e njihni më mirë. Mbi të gjitha, duhet të njihni dhe analizoni hobet ose dëshirat tuaja: a lidhen ato me prirjet dhe aftësitë që keni në një fushë të caktuar? Në këtë mënyrë, do të arrini të ndërtoni dita-ditës rrugën drejt profesionit që ëndërroni. Disa mund të jenë organizatorë të zotë, njohës të mirë të nevojave apo problematikave që shqetësojnë komunitetin. Kjo tregon se në të ardhmen mund të bëhen ndërmarrës. Disa të tjerë mund të kenë talent në muzikë, pikturë, kërcim, aktrim, çka do të thotë se janë të orientuar drejt profesioneve artistike. Sa më herët t’i identifikoni prirjet tuaja, aq më të lehtë do ta keni t’i zhvilloni ato. Kështu do të “investoni” pak nga pak në hobin tuaj, i cili në të ardhmen do të kthehet në profesion. Një rol të rëndësishëm në përmbushjen e një qëllimi luan edhe vetëbesimi. Duke besuar tek aftësitë dhe prirjet tuaja, si dhe duke punuar fort për zhvillimin e tyre, do të arrini suksesin e dëshiruar.• Përgjigju pyetjeve dhe diskuto rreth tyre me shokët e klasës. • Cila nga lëndët mësimore të pëlqen më shumë? • Cili është hobi ose pasioni yt? • A mendon se një ditë, hobi do të kthehet në profesionin tënd? Argumento përgjigjen. ARSIMHOBIKARRIERA PROFESIONNDËRVEPRIMPuno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.65
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71