Page 68 - Demo
P. 68
Llojet e profesioneve dhe veçoritë e tyreNdryshimi i profesioneve ndër viteMe kalimin e viteve, shumica e profesioneve pësojnë ndryshime, sidomos në mënyrën e procesit të punës. Kjo ndodh për shkak të zhvillimit të teknologjisë, e cila është e pranishme pothuajse në çdo fushë të jetës. Disa profesione që kanë ekzistuar dikur, sot nuk ushtrohen më, p.sh.: lajmëtari, ndezësi i kandilave. Arritjet në teknologji, kryesisht këto njëzet vitet e fundit, kanë sjellë krijimin dhe zhvillimin e disa profesioneve, siç janë: menaxhimi i faqeve web, shitblerja online, ndërtimi i database-it etj. Secili profesion ka veçoritë apo kriteret e tij, të cilat duhen respektuar nga të gjithë. Për të zgjedhur një profesion të caktuar, duhet të njohim shkathtësitë, kualifikimet dhe cilësitë profesionale që kërkon ai. Për shembull, nëse do të zgjedhim profesionin e mësimdhënësit, duhet të kemi parasysh kriteret e mëposhtme.Aktivitet• Bazuar në njohuritë që morët në mësimin e mëparshëm, bëni një listë me llojet e profesioneve. Veçoni dy ose tri karakteristika që i dallojnë profesionet nga njëritjetri. Diskutoni në klasë bashkë me mësuesin/en. Fjalë kyçe:profesione, shkathtësi, cilësi personale, kualifikime.Shkathtësitë:• aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe organizim; • prirje/talent në të shkruar; • korrektësi të lartë në respektimin dhe zbatimin e programit shkollor.Cilësitë personale:• i vëmendshëm, i përkushtuar dhe i dashur me çdo grup-moshë;• demonstron ndjenjë të lartë vetëbesimi, durimi dhe respekti;• i jep kënaqësi puna me fëmijët dhe të rinjtë; • i aftë të shpjegojë sa më thjesht çdo ide ose koncept të ndërlikuar.Kualifikimet: • rezultate shumë të mira në shkollën e mesme; • diplomë në fushën lëndore ku mbështetet ky profesion;• trajnim/përvojë profesionale.Sot, mendimi kritik, aftësia për të zgjidhur problemet dhe të qenët kreativ (krijues) janë më të rëndësishme sesa njohuritë që merren në mënyrë mekanike ose përmes motorëve të kërkimit në internet. Për këtë arsye, mes profesioneve nuk ekziston më një kufi i prerë. Për shembull, një ekonomist, përveç aftësive dhe kualifikimit përkatës, duhet të zotërojë shumë mirë kompjuterin, të njohë programet që ndihmojnë në krijimin e planeve të kontabilitetit. 66Mësimi5.3

