Page 69 - Demo
P. 69
Llojet e profesioneveProfesionet janë të ndryshme. Ato ndahen sipas lëndës ose profilit të punës: 1. Puna në natyrë – Të punosh në natyrë, do të thotë të përdorësh ose të shfrytëzosh burimet e tokës. Punë të tillë bëjnë: fermeri, veterineri, bletërritësi etj.2. Puna me pajisje – Kjo punë bazohet në teknologji, kryesisht në mirëmbajtjen dhe funksionimin e një pajisjeje. Profesionistë të këtij profili janë: operatorët e makinerive, specialistët e riparimit, fotografët etj.3. Puna me një person – Krahas kualifikimit ose përvojës së duhur, ky profil pune kërkon aftësi shumë të mira komunikuese, korrektësi dhe respektim të rregullave të etikës. Në këtë grup profesionesh përfshihen: mësuesit, dadot, përkthyesit etj.4. Puna me sistemin e shenjave – Në këtë profil grupohen profesionet që bazohen në përpunimin e sinjaleve/informacioneve të marra nga një makinë në një format të lexueshëm. Janë kryesisht profesione të lidhura ngushtë me hartimin e dokumentacionit, me punën e zyrës, analizën e teksteve, me rregullimin dhe kodimin e tyre. Punë të tilla bëjnë programuesit, teknologët, redaktorët.5. Puna me imazhin artistik – Një punë e tillë kërkon talent ose prirje në degë të ndryshme të artit. Profesionist i tillë është: piktori, fotografi, skulptori, aktori. Këto profesione janë të lidhura ngushtë me letërsinë, punën në skenë, punën në studio etj.Vlen të theksojmë se në botën e punës, kjo ndarje nuk është kaq kategorike.Plotëso tabelën e mëposhtme.Profesioni Lënda/profili i punës KualifikimiMësimdhënësFermerRedaktorFotografPuno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.67

