Page 7 - Demo
P. 7
5HYRJETeksti i lëndës Shkathtësi për jetë 5 është hartuar me qëllim që nxënësi të njihet me rolet thelbësore të individit në jetë, me materialet e ndryshme dhe përdorimin e tyre, me rreziqet, zhvillimin e karrierës, planifikimin e ekonomisë familjare, mjedisin dhe shëndetin, si dhe me rëndësinë e medias. Lënda përfaqëson në vetvete vazhdimësi dhe zgjerim të njohurive të reja, shkathtësive, qëndrimeve, vlerave dhe vetëbesimit për ushtrimin e punës praktike, përdorimin e TIK-ut etj. Njësitë mësimore janë hartuar në mënyrë të tillë që, përkufizimet dhe shprehitë e reja të jenë sa më të qarta dhe të përvetësueshme nga nxënësit. Ilustrimet, rubrikat Aktivitet dhe Provo veten, veprimtaritë praktike dhe projektet e trajtuara në libër, rritin nivelin e njohurive të nxënësit. Gjithashtu, njohja dhe përdorimi i materialeve të ndryshme kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e shkathtësive dhe aftësive për jetë dhe punë, në rritjen e kreativitetit, aftësisë prezantuese, vetëbesimit dhe frymës së bashkëpunimit në grup.Libri i nxënësit vjen së bashku me Fletoren e punës dhe Librin e mësuesit, i cili është hartuar duke pasur si synim mësimdhënien dhe të nxënit sipas kompetencave kryesore të parapara në KKK-të, mbështetur në programet lëndore për klasën e pestë, miratuar nga MASHTI.Qëllimi kryesor i lëndës Shkathtësi për jetë 5 është që nxënësi të jetë në gjendje të zbatojë në praktikë njohuritë e mësuara, për t’i përdorur më pas në jetën e përditshme.Suksese!

