Page 70 - Demo
P. 70


                                    Planifikimi i karrierësHartimi i një miniplaniNë momente të caktuara të jetës, secilit nga ne i duhet të planifikojë apo të marrë vendime të rëndësishme. Disa prej tyre, siç është arsimimi apo zgjedhja e një profesioni, përcaktojnë në njëfarë mënyre të ardhmen tonë. Ndaj është mirë që planifikimin për drejtimin e karrierës që do të ndjekim, ta nisim që në vitet e shkollës, ku përmes lëndëve dhe procesit mësimor, përvetësojmë një sërë njohurish. Duke zhvilluar këto njohuri, do të ndihemi më të sigurt për hapat që do të hedhim. Rezultatet në shkollë dhe shkathtësitë individuale, na shërbejnë si shtysë për të hartuar qoftë edhe një plan të thjeshtë (miniplan) për profesionin që dëshirojmë. Ky miniplan do të jetë për ne një udhërrëfyes drejt së ardhmes.Hapat për hartimin e një miniplani1. Bëni një listë të profesioneve që mendoni se përshtaten me shkathtësitë, prirjet dhe hobet tuaja. 2. Pranë secilit profesion shënoni kriteret ose kërkesat që ka ai:a) aftësitë/shkathtësitë që duhet të zotëroni për të fituar profesionin e zgjedhur;b) prirjen ose talentin në fushën lëndore që lidhet me këtë profesion; Aktivitet• A keni hartuar ndonjëherë një plan të thjeshtë (miniplan)? Cili ka qenë qëllimi? A është realizuar ashtu siç e kishit parashikuar? • Përpiquni të kujtoni hapat e tij duke plotësuar skemën e dhënë.Fjalë kyçe:plan, karrierë, profesion, aftësi, shkathtësi.68Mësimi5.4
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74