Page 71 - Demo
P. 71
c) kërkesat e tregut të punës për këtë profesion: - nivelin e duhur të shkollimit/kualifikimit;- kushtet e punës/natyra e punës.3. Përcaktoni rëndësinë e secilit prej kritereve të mësipërme.Cilin prej tyre mendoni se plotësoni? A ka ndonjë kriter që nuk ju duket shumë i domosdoshëm dhe mund të shmanget. Nëse po, cili është ai? 4. Vlerësoni sa përputhen aftësitë/shkathtësitë tuaja me natyrën e secilit profesion të zgjedhur. A u përgjigjen aftësitë/shkathtësitë tuaja kompetencave apo kushteve që kërkojnë këto profesione?5. Analizoni rezultatet.Si mendoni, cili nga profesionet që keni zgjedhur është më i përshtatshmi për ju?6. Diskutoni rreth vendimit që morët.Për t’u siguruar që keni marrë vendimin e duhur, diskutoni me mësuesin/en, prindërit dhe miqtë tuaj.7. Identifikoni hapat që do të hidhni drejt profesionit që zgjodhët.Tashmë keni marrë një vendim, ndaj është e rëndësishme të përcaktoni fushën lëndore ku do të përqendroheni më së shumti. Nuk duhet të harroni që ky është një plan i thjeshtë dhe me kalimin e viteve mund të ndryshojë, në varësi të ecurisë suaj në procesin mësimor. E rëndësishme është që ai t’ju shërbejë si një pikë nisjeje për të hedhur hapat në rrugën e profesionit.• Krijoni miniplanin tuaj duke iu përgjigjur vetëm 5 pikave të para të shpjeguara në këtë mësim. Puno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.69

