Page 72 - Demo
P. 72
Procesi i orientimit të karrierës Pikat e orientimit Në jetë, çdokush ka pikat e tij të orientimit, të cilat e ndihmojnë për të realizuar një qëllim të caktuar. Për synimet që lidhen me karrierën, pika e parë e orientimit është vetëvlerësimi. Kjo arrihet duke identifikuar disa karakteristika të personalitetit tonë përmes analizës që mund t’i bëjmë vetes. Në këtë mënyrë do të zbulojmë jo vetëm dëshirat dhe synimet tona, por edhe mundësitë ose pritshmëritë që kemi për to. Kjo do të thotë se realizimi i tyre varet nga aftësitë/shkathtësitë që zotërojmë. Në këtë drejtim, një rol thelbësor për nxitjen dhe zhvillimin e aftësive tona vendimmarrëse luan shkolla, mjedisi ku mësojmë. Për shembull, sa më herët të kuptojmë se cilat lëndë mësimore na tërheqin më shumë, aq më të lehtë do ta kemi për të zgjedhur rrugën e duhur të karrierës. Kështu do të ndikohemi më pak nga mjedisi përreth (prindërit, familjarët e tjerë, bashkëmoshatarët) për sa u përket vendimeve që marrim për të ardhmen tonë. Sa më herët të vetëdijesohemi për prirjet dhe aftësitë që kemi, aq më të thjeshtë do ta kemi për të bërë zgjedhjet e duhura në të ardhmen. Ndonëse me kalimin e viteve ky proces vetëvlerësimi mund të pësojë ndryshime, ai do të na ndihmojë të ecim të sigurt në rrugën e rritjes. Rruga drejt së ardhmes Për t’u ndier të sigurt në hapat që hedhim drejt zgjedhjes së profesionit ose karrierës që ëndërrojmë, nevojiten disa aftësi/shkathtësi specifike, të cilat përshkruhen më poshtë.Aktivitet• Zhvilloni një intervistë të shkurtër me shokun ose shoqen e bankës. Niseni me pyetjen: A ke menduar ndonjëherë për profesionin që do të bësh në të ardhmen?Fjalë kyçe:karrierë, orientim, informacion, prezantim, komunikim.70Mësimi5.5

