Page 73 - Demo
P. 73


                                    1. Mbledhja e informacionit: Së pari duhet të identifikojmë burimet e sigurta të informacionit (gazeta, revista, interneti), ku do të hulumtojmë gjithçka që na intereson në lidhje me profesionet. Burim shumë i mirë informacioni mund të jenë edhe prindërit ose familjarët e tjerë. Duke zhvilluar me ta intervista të shkurtra rreth një çështjeje të caktuar, për shembull rreth profesionit që dëshirojmë, do të njohim edhe më mirë veçoritë dhe kërkesat e tij.2. Përdorimi i duhur i informacionit: Të dhënat që marrim në burimet e informacionit, duhet t’i klasifikojmë në mënyrë kronologjike. Pasi t’i shqyrtojmë me kujdes, do të përzgjedhim çka na nevojitet për ta analizuar më tej.3. Prezantimi dhe komunikimi: Ky hap është shumë i rëndësishëm, pasi nxjerr në pah aftësitë tona shprehëse. Këtë e tregojmë përmes prezantimit të një informacioni apo ideje nëpërmjet mjeteve të ndryshme vizuale (video, fotografi, grafik, PPT), duke respektuar kohën e dhënë në dispozicion. 4. Aftësia për të shmangur apo zgjidhur situata të ndryshme problemore: Së pari duhet të identifikojmë problemin (në familje, shkollë apo në komunitet), më pas të mendojmë për zgjidhjen e tij. Kjo kërkon mbi të gjitha maturi, zgjuarsi dhe gjakftohtësi. Në të njëjtën mënyrë duhet të veprojmë edhe për të shmangur një situatë të pakëndshme ose konflikt. 1. Së bashku me mësuesin/en, bashkëbisedoni me një profesionist, për shembull, me një aktor teatri. Ja disa nga pyetjet që mund t’i drejtoni: • Kur ju ka lindur dëshira për t’u bërë aktor?• A keni pasur talent në recitim ose interpretim kur keni qenë fëmijë?• Sa kanë ndikuar shkolla dhe familja juaj në zgjedhjen e këtij profesioni? • Ka qenë e vështirë të bëni karrierë? Pse?• A jeni penduar ndonjëherë për profesionin që zgjodhët?2. Mbaj shënim përgjigjet e aktorit që ftuat për bashkëbisedim. Lexoji me vëmendje dhe reflekto. investimrishikimarsyetiminvestimrishikimanalizim71
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77