Page 75 - Demo
P. 75
Nxënësi/ja: • organizon aktivitete shkollore sipas ideve të grupit, të tilla si: incizimi, prezantimi e postimi në faqet e shkollës dhe mediat lokale;• organizon aktivitete dhe gara të ndryshme që paraqesin veprime ndërmarrësie (p.sh.: gara për fotografi, vizatime, krijime të ndryshme, panaire me ushqime të trevave të ndryshme);• përdor lojëra të ndryshme kompjuterike me sens ndërmarrës (Minecraft, The Game Of Life, Stardew Valley); • plotëson tabelat ku përcaktohen nevojat dhe shpenzimet në familje, duke përdorur programe kompjuterike; • fotografon dhe mbledh shenjat sinjalizuese të rrezikut dhe mbrojtjes në punë, të cilat i vendos në tabelat e shkollës.TEMA 6 MediaNë këtë temë, nxënësit do të zhvillojnë aftësi që lidhen ngushtë me organizimin e aktiviteteve shkollore, si incizimi, prezantimi dhe postimi i materialit në faqet e shkollës dhe mediat lokale. Po kështu, një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe zhvillimit të ndërmarrësisë nëpërmjet organizimit të konkurseve të fotografisë, organizimit të ekspozitës së pikturës apo panairit ushqimor. Duke marrë parasysh faktin që teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, nxënësit do të mësojnë se si të zhvillojnë konceptin e ndërmarrësisë nëpërmjet lojërave kompjuterike. Gjithashtu, ata do të mësojnë se si bëhet llogaritja e një buxheti të thjeshtë familjar nëpërmjet programeve kompjuterike, siç është Excel-i. Në mbyllje të kësaj teme, nxënësit do të njihen me shenjat sinjalizuese të rrezikut dhe mbrojtjes në punë, të cilat i vendos në tabelat e shkollës.

