Page 76 - Demo
P. 76


                                    74Mësimi6.1 Roli i medias në jetën shkollore Aktivitete shkollore gjithëpërfshirëse Në ditët e sotme, nxënësit priren më së shumti drejt përdorimit të pajisjeve teknologjike. Pjesëmarrja në lojëra elektronike, qëndrimi i gjatë para kompjuterit ose televizorit po i largon gjithnjë e më shumë nga komunikimi fizik. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që nxënësit të marrin pjesë aktive në aktivitetet që organizon shkolla, të cilat nxitin tek ata krijimin e ndjenjës së përkatësisë dhe nevojës për të bashkëpunuar me tjetrin. Në këtë mënyrë, aktivitete të tilla bëhen gjithëpërfshirëse. Për të kuptuar se si ndikojnë këto veprimtari në përfshirjen e nxënësve në jetën aktive, do të organizojmë së bashku një aktivitet konkret. Zhvillimi i këtij aktiviteti kërkon punë në grup (me tre ose katër shokë/shoqe të klasës). Në këtë mënyrë, do të ndani së bashku ide dhe mendime të ndryshme, të cilat do ta pasurojnë punimin tuaj. Mjetet e punës: Aparat fotografik ose telefon celular me të cilin do të fotografoni; fotografi ose kartolina të objekteve të ndryshme (historike, kulturore, sportive etj.); fletaflipcharter, ngjitës, shënjues ose lapsa me ngjyra. 1. Fotografoni në zonën ku banoni ndërtesat që ju pëlqejnë më shumë. Fotografoni gjithashtu mjedise ose hapësira të cilat do të donit t’i ndryshonit (për shembull: një hapësirë rreth shkollës, që do të kishit dëshirë ta kthenit në kënd sportiv). 2. Në fletën e flipcharter-it ngjitni fotografitë e ndërtesave që ju pëlqejnë më shumë dhe pranë tyre pamjet e hapësirave që do të donit t’i ndryshonit. Vizatoni brenda këtyre hapësirave objektet që dëshironi, p.sh.: parqe me pemë, kënde lojërash, kinema, bibliotekë etj. Më pas ngjyrosini ato. Në këtë mënyrë do të ndërtoni një poster për vendbanimin tuaj dhe si e shihni atë në të ardhmen. 3. Diskutoni në grup për punimin që realizuat dhe, bashkë me mësuesin/en, caktoni një datë për prezantimin e tij online. Për të realizuar prezantimin do t’ju duhen: videoprojektor, kompjuter, internet, ndihma e mësuesit/es së Informatikës për të ndihmuar në hedhjen e posterave në faqen e web-it të shkollës, telefon celular për të regjistruar disa video të vogla gjatë prezantimit, të cilat mund t’u jepen mediave lokale për pasqyrim. Aktivitet• A keni zhvilluar kohët e fundit ndonjë konkurs a veprimtari tjetër me nxënësit e shkollës suaj? Çfarë ju ka mbetur në mendje prej saj? Përshkruani ndjesitë dhe diskutoni rreth tyre me shokët/shoqet e klasës. Fjalë kyçe:media, aktivitete, program kompjuterik. 
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80