Page 77 - Demo
P. 77
75Përdorimi i medias dhe teknologjisë Një nga programet më të thjeshta për të krijuar posteronline është programi Canva. Ky program është shumë i thjeshtë për përdorim, pasi shumë nga komandat janë të instaluara në dritaren kryesore. Për të realizuar punimin tuaj në këtë program, mjafton të klikoni linkun: https://www.canva.com/posters/. Më pas mund të zgjidhni të punoni mbi një template (model) të gatshëm ose ta krijoni vetë atë. Për të punuar mbi një template të gatshëm, mjafton të klikoni Templates te menyja Home (shih fig. 1). Për të ndryshuar llojin e shkrimit dhe të shkruani, mjafton të klikoni dy herë mbi tekstin që dëshironi të ndryshoni. Ndërkohë, nëse dëshironi t’i shtoni posterit tuaj elemente të tjera, si: vizatime, fotografi, video ose materiale audio, apo të ndryshoni ngjyrat dhe paraqitjen e tij, zgjidhni te shiriti i menysë (fig. 2) elementet shtesë të posterit. Në fund, nëse dëshironi ta shpërndani posterin që realizuat, klikoni butonin Share. Në rast se doni ta shkarkoni në kompjuter për ta printuar, mjafton të klikoni butonin Download. 1. A ju duket i thjeshtë prezantimi në programin Canva? Pse?2. Nëse nuk keni mundësi të realizoni një poster në Canva, veproni sipas hapave të përshkruar në fillim të këtij mësimi. Prezantoni punimin tuaj në klasë dhe diskutoni me shokët/shoqet rreth tij. Posterin tuaj mund t’jua prezantoni prindërve dhe nxënësve të tjerë të shkollës. Gjithashtu mund t’ua dërgoni mediave lokale, në mënyrë që projekti juaj për të ardhmen e zonës ku banoni, të përcillet edhe te komuniteti. Të gjithë do të dëshironin të kishin një kënd lojërash më shumë apo hapësira të gjelbra më të mëdha. Do të ishte mirë që pjesë të prezantimit tuaj t’i regjistroni në celular, me qëllim që t’i ruani si kujtime nga vitet e shkollës, punime këto të realizuara në klasën e pestë.Mbrojtja e mjedisitRiciklojmë mbetjetKujdesemi për kafshëtPërdorim produktet e venditNuk e shpërdorojmë ujinPuno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.

