Page 78 - Demo
P. 78


                                    76Mësimi6.2 Zhvillimi i aftësive ndërmarrëse NdërmarrësTë jesh ndërmarrës, do të thotë të punosh fort për t’i realizuar detyrat që i vendos vetes. Ndërmarrësia është pikënisje e një mendimi, ideje apo ambicieje. Në fushën e ekonomisë, termi ndërmarrësi nuk është diçka e re. Ai daton qysh herët, në periudhën kur njeriu filloi të kuptonte se çdo ide apo plan që kishte në mendje, nuk mund të realizohej pa u hedhur më parë në letër, pa e paraqitur si diçka konkrete. Në ditët e sotme, koncepti i ndërmarrësisë lidhet ngushtë me dëshirën që kanë disa individë për të qenë të suksesshëm. Për të realizuar ëndrrat e tyre dhe për të arritur suksesin e dëshiruar, ata kanë ndërtuar biznese, përmes të cilave kanë hapur vende të reja pune. Këto biznese, ata i kanë krijuar duke u nisur nga synime konkrete dhe që u përgjigjen nevojave të tregut (konsumatorëve). Një ndër cilësitë që e karakterizon ndërmarrësin është përqendrimi. Pa u përqendruar në atë që synon, nuk mund të ketë sukses. Ndërmarrësia me fokus garën Për të qenë të suksesshëm, na duhet të mësojmë gjatë gjithë jetës. Në periudha të caktuara, secili nga ne duhet të mendojë se çka i nevojitet, pra çfarë i duhet për të realizuar një ide apo synim. Kjo është një aftësi që kultivohet me kalimin e kohës. Shtysa që nxit zhvillimin e saj është pikërisht të mësuarit e vazhdueshëm, proces ky që nuk duhet të ndalet asnjëherë. Për të kuptuar se si zhvillohen dita-ditës aftësi të tilla, do të ndjekim hap pas hapi një aktivitet shkollor, i cili karakterizohet nga fryma e garës. Për realizimin e aktivitetit, klasa do të ndahet në 5 ose 6 grupe me nga 4 anëtarë. Secili grup, në bazë të aftësive ose prirjeve që kanë nxënësit, do të kryejë një detyrë të caktuar.1. Grupi i pikturës2. Grupi i krijimit të objekteve me materiale të riciklueshme3. Grupi i prodhimeve artizanale4. Grupi i organizimit të panairit ushqimor 5. Juria (4 nxënës)Gjatë orës së mësimit, grupet e punës do të orientohen nga mësuesi/ja për të zhvilluar aktivitetin. Në fund, secili grup prezanton në panair produktin e realizuar prej tij. Nga produktet që “shiten” më shumë, juria zgjedh atë më të mirin dhe e vlerëson me çmimin e parë. Aktivitet• A e keni dëgjuar ndonjëherë termin “ndërmarrësi”? Si mendoni, me çfarë ka lidhje ky term? Në cilën fushë e keni dëgjuar më shpesh? Fjalë kyçe:ndërmarrësi, garë. 
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82