Page 79 - Demo
P. 79
77Përgjigju pyetjeve të mëposhtme. 1. Çfarë mësove gjatë aktivitetit që zhvillove së bashku me shokët/shoqet?• Si mendon, a do të të shërbejnë në të ardhmen aftësitë që fitove?• Çfarë roli kishe në grupin ku more pjesë? • A e realizove këtë rol me sukses? Argumento përgjigjen.• Cilat nga aftësitë e fituara mendon se do të të shërbejë në të ardhmen?Grupi I: Grupi i pikturës (4 nxënës)Aktiviteti: Organizimi i ekspozitës së pikturës Qëllimi: Nxitja e nxënësve për të zhvilluar shkathtësitë në pikturë dhe shitja e punimeve të tyre për të nxitur aftësitë sipërmarrëse. Rezultatet e pritshme nga nxënësit: • Punojnë në mënyrë autonome. • Mësojnë të menaxhojnë emocionet.• Mësojnë të jenë pjesë e garës. • Mësojnë të prezantojnë para publikut krijimet e tyre.Mjetet e punës:• Telajo • Bojëra uji • Penela Secili nxënës zgjedh të pikturojë një objekt sipas dëshirës. Koha e lënë në dispozicion do të jetë e njëjtë për të gjithë nxënësit. Në ekspozitën që do të organizohet, është mirë të ketë sa më shumë pjesëmarrës. Për këtë, nxënësit duhet të përpiqen të përgatitin një ftesë sa më interesante. Diskutohet me mësuesin/en se çfarë do të shkruhet në ftesë. Në të njëjtën mënyrë do të organizohen edhe dy grupet e tjera. Ai që ndryshon nga të tjerët në mënyrën e organizimit është grupi i organizimit të panairit ushqimor. Grupi IV: Grupi i organizimit të panairit ushqimor (4 nxënës) Aktiviteti: Organizimi i panairit ushqimor Qëllimi: Nxitja e fëmijëve për të përgatitur produkte ushqimore dhe për t’i shitur më pas në panair.Rezultatet e pritshme nga nxënësit: • Mësojnë të përgatitin produkte ushqimore.• Mësojnë të sistemojnë vendin për të vendosur produktet që do të shesin.• Mësojnë të bëjnë llogaritë nëpërmjet shitjes së produkteve.• Zhvillojnë aftësinë e komunikimit gjatë prezantimit të produkteve që tregtojnë. Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit duhet t’i reklamojnë sa më këndshëm ushqimet që kanë përgatitur në shtëpi së bashku me prindërit. Secilit produkt duhet t’i vendosin etiketën përkatëse, për ta njohur “klientin” me përbërësit me të cilët është përgatitur ai. Në etiketë duhet të shkruajnë edhe çmimin e produktit, një element shumë i rëndësishëm ky për tregun. Puno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.

