Page 80 - Demo
P. 80


                                    78Mësimi6.3Lojëra kompjuterike për të nxitur aftësitë ndërmarrëseVideo-lojëraPërveçse na argëtojnë, lojërat na ndihmojnë të zhvillojmë disa shkathtësi që mund të na shërbejnë në të ardhmen. Për shembull, disa lojëra kompjuterike nxitin te ne aftësitë e ndërmarrësisë, kjo për shkak të elementeve specifike dhe ndërveprimit që i karakterizon ato. Lojëra të tilla ngjasojnë në vetvete me panairet ekonomike. Në këtë mënyrë, fëmijët jo vetëm që zbaviten, por edhe mësojnë se si funksionon një ekonomi. Në këto lojëra gjen të gjitha mundësitë që ofron tregu. Aty mund të mësosh shumë gjëra për shitblerjen, mbajtjen e llogarisë, për fitimin, humbjen, madje edhe për mënyrën se si të kursesh. Duke njohur nga afër rregullat e tregut dhe duke ndërvepruar me elementet kryesore të tij, mund të aftësohesh për t’u bërë një ndërmarrës i suksesshëm në të ardhmen.Aktivitet• Cilat janë lojërat që ju pëlqejnë më shumë dhe keni dëshirë t’i luani me shokët dhe shoqet në lagje? Po nga lojërat kompjuterike, cilën do të veçoni? Pse ju pëlqen kjo lojë?Fjalë kyçe:lojëra kompjuterike, sisteme ekonomike, ndërmarrësi, të ardhura. Disa nga lojërat më të njohura janë Minecraft, Stardew Valley dhe The game of life. Në këtë mësim do të ndalemi në njërën prej tyre, për të shpjeguar disa koncepte të ndërmarrësisë, të cilat janë të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Loja që kemi zgjedhur quhet Stardew Valley. Ajo është e lidhur ngushtë me mjedisin e fermës dhe me zhvillimin e saj. Pikërisht për këtë arsye, një lojë e tillë mund të shërbejë edhe si shtysë për të mos e braktisur fshatin. Kjo pasi në ditët e sotme, njerëzit priren gjithnjë e më shumë të mbjellin sa më pak në tokat e tyre apo edhe të zhvendosen në qytet, ndërkohë që të gjithë kemi nevojë për produktet bujqësore dhe blegtorale. Mësimi nëpërmjet lojësFëmijët zhvillojnë aftësi të reja kur mësojnë të luajnë një lojë të re. Duke eksploruar mundësitë për të bërë zgjedhje në situata loje, ata fitojnë besim dhe shkathtësi. Gjithashtu, kur fitojnë ose humbasin, arrijnë të marrin vendime të bazuara në instinktet e tyre. Loja i ndihmon fëmijët të zhvillohen fizikisht, emocionalisht, por edhe në drejtim të intelektit. Falë lojës dhe bashkëveprimit me njëri-tjetrin, fëmijët zhvillojnë imagjinatën, kreativitetin dhe komunikimin. Këto janë pikërisht aftësitë që zotëron edhe një sipërmarrës i suksesshëm. Mbani mend!Duke qenë se lojëra të tilla janë me pagesë, duhet të bisedoni me prindërit në rastet kur dëshironi të luani. Kujdes! Nuk mund të luani më shumë se 10 minuta në ditë. Qëndrimi i gjatë në kompjuter apo telefon celular, ju shkakton një sërë problemesh shëndetësore.
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84