Page 83 - Demo
P. 83


                                    81Dëshirat në familjen time Nevojat në familjen time• Bisedo me prindërit rreth nevojave dhe dëshirave në familje. Më pas, plotëso tabelën e mëposhtme.• Pasi të kesh plotësuar tabelën, diskuto me shokët dhe shoqet e klasës rreth dëshirave të tua, duke argumentuar se çfarë duhet të bësh për t’i realizuar.Llogaritni shumën e objekteve duke përdorur Calculator-in (makinën llogaritëse) të kompjuterit dhe gjeni cilat prej tyre kushtojnë më shumë: dëshirat apo nevojat? Si mendoni, cilat janë më të rëndësishme në jetë? Në jetën e përditshme, ne mund të shohim se disa shpenzime mund të kursehen, në mënyrë që të kemi një ekonomi më të mirë në familje.Për shembull, nëse dëshirojmë që fatura e rrymës elektrike të vijë pak më e ulët, duhet të tregohemi të kujdesshëm me harxhimin e saj: të mos e lëmë ndezur dritën apo televizorin kur nuk është e nevojshme; të fikim pajisjet, si kompjuteri, printeri, CD-player-i kur mbarojmë punë me to. Nëse duam që librat shkollorë t’ia dhurojmë vëllait apo motrës më të vogël, duhet t’i mbajmë me kujdes dhe të mbështjellë me letër të posaçme, që të ruhen sa më mirë. Të mos harrojmë se duke i mbajtur mirë librat për t’ia dhuruar dikujt, japim kontributin tonë në mbrojtjen e mjedisit. Në këtë mënyrë do të ketë më shumë pemë, më shumë gjelbërim, sepse e dimë që lënda bazë për prodhimin e letrës është druri. Për këtë arsye, të gjithë duhet ta përdorim letrën me kursim dhe të mos e shpërdorojmë. Nëse duam që të kemi një buxhet të vogël personal, monedhat që na mbeten nga blerjet e përditshme, mund t’i vendosim në një kuti të vogël. Pas disa kohësh, me shumën e mbledhur në kuti, mund të plotësojmë një dëshirë që kemi. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’u mësuar me idenë e kursimit. 
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87