Page 84 - Demo
P. 84
82Mësimi6.5 Shenjat sinjalizuese Siguria dhe shëndeti në punë Në të ardhmen, kur të punoni në profesionin që dëshironi, do t’ju duhet të njiheni me rëndësinë që ka për shëndetin siguria në vendin e punës. Për mbrojtjen e shëndetit gjatë procesit të punës janë vendosur disa rregulla, të cilat duhen zbatuar me përpikëri. Në këtë mënyrë parandalohet çdolloj rreziku dhe aksidenti në punë.Për të qenë të sigurt në vendin e punës, duhet të njihni mirë shenjat që sinjalizojnë mundësi rreziku për shëndetin, por edhe për jetën. Për këtë është e domosdoshme të trajnoheni paraprakisht. Disa nga këto shenja sinjalizuese gjenden edhe në mjediset shkollore. Më poshtë përshkruhen disa prej tyre, shoqëruar me këshillat përkatëse:1. Mbrojtja nga zjarri, evakuimi dhe shpëtimi a. Zjarri është rrezik real, nga i cili mund të humbni jetën.b. Mos përdorni për ngrohje pajisjet me gaz ose me flakë të hapur (kaminët) në mjediset me ajrim të dobët.c. Mos ndizni asnjëherë zjarr në pyll, pasi era mund të shpërndajë ashklat, çka shkakton zjarre masive.2. Kujdesi nga rrëshqitjeta. Rrëshqitja nga lartësitë dhe nga sipërfaqet e lëmuara mund të jetë tragjike për jetën. Bëni kujdes, nëse shikoni këtë tabelë në ambientet e shkollës! Ajo mund të vendoset nga sanitaret pas larjes së dyshemesë ose në ditë me shi, kur ka përqindje të lartë të lagështisë. b. Mungesa e vëmendjes apo e kujdesit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin.3. Përdorimi i mjeteve dhe makinerive sipas manualeve të përdorimita. Çdo makinë ka manualin e vet të përdorimit dhe të mirëmbajtjes, i cili jep të gjithë informacionin e duhur për përdorimin korrekt, rreziqet, masat parandaluese etj. Ndiqni me përpikëri udhëzimet që gjenden në manual.b. Në laborator, ndizni dhe përdorni në mënyrë korrekte pajisjet me të cilat do të zhvilloni orën e mësimit. Aktiviteti 1• Çfarë dini për shenjat sinjalizuese? Përse shërbejnë ato? Ku i keni parë? Po në shkollë, keni vërejtur shenja sinjalizuese?Fjalë kyçe:profesion, kujdes, sinjalistikë, evakuim.

