Page 85 - Demo
P. 85


                                    834. Rreziku elektrik a. Kujdes të veçantë duhet të bëni me prizat. Përdorini ato sipas rregullave dhe normave të caktuara. Në veçanti, prizat dhe sistemet elektrike duhet të mbrohen nga mbingarkesat nëpërmjet çelësave përkatës të sigurisë.b. Qëndroni gjithnjë larg vendeve ku ka ngarkesa elektrike. 5. Ndotja akustike dhe zhurmat a. Dallohen dy lloje vibracionesh (zhurmash): ato që përfshijnë të gjithë trupin dhe ato që ndikojnë vetëm në disa pjesë të tij. Pasojat për sistemin dorë-krah, për shkak të vibracioneve të pësuara, pa masat parandaluese të duhura, janë zbehje dhe dhimbje të gishtave të dorës, ndjesi pickimi, dhimbje në nyjat e dorës, kyçit, bërrylit ose shpatullave. Nëse nuk zbatohen masat e duhura, këto lloj vibracionesh mund të çojnë në dhimbje të shpinës dhe të qafës.b. Qëndroni sa më pak në vende ku ka vibracione apo zhurmë. Edhe gjatë qëndrimit në shkollë, përpiquni të minimizoni zhurmat që mund të shkaktohen nga lëvizjet në grup të nxënësve. Të gjitha këto këshilla janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit në ambientin e punës, por edhe të shkollës. Në disa raste, për shkak të natyrës së punës, shenjat sinjalizuese mund të jenë të ndryshme nga ato që hasim më shpesh. Për shembull, në një kantier ndërtimi, rregullorja kërkon që punonjësi, përpara se të fillojë punën, të veshë uniformën e tij dhe të vendosë kokoren për të qenë më i sigurt. Gjithashtu, ai duhet të bëjë kujdes të veçantë kur ngjitet lart në skelë për të kryer punimet. 6. Kujdes nga kimikatet!Ndërkohë, në sektorin e agrikulturës, fermerëve u duhet të punojnë me mjete mbrojtëse kur përdorin makineritë e rënda, apo kur spërkatin bimët me kimikate. Në këtë rast, shenja sinjalizuese do të ishte: Aktiviteti 2• Vizatoni shenjat sinjalizuese që ndodhen në ambientin e shkollës.• Ndahuni në 4 grupe. Secili grup punon me shenjat sinjalizuese që gjenden në Fletoren e punës. Pritini dhe tregoni në cilat ambiente të shkollës duhet të vendosen. • Argumentoni përgjigjen dhe vendosini shenjat sinjalizuese aty ku duhen. • Çfarë shenjash të tjera sinjalizuese mund të shtoni në shkollë për të rritur sigurinë? Sillni në mendje emergjencat natyrore, p.sh.: përmbytje, zjarre, tërmete. Diskutoni së bashku rreth sugjerimeve që jep secili grup. 2697RADIOACTIVE65.1444COMBUSTIBLESPONTANEOUSLY221EXPLOSIVE2697RADIOACTIVE65.1444COMBUSTIBLESPONTANEOUSLY221EXPLOSIVEPuno ushtrimin përkatës në Fletoren e punës.
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89