Page 86 - Demo
P. 86


                                    FjalorAlabastër – lloj i veçantë gjipsi, shumë i bardhë, ose shkëmb gëlqeror i verdhë e me pak shkëlqim, që përdoret kryesisht në skulpturë dhe ndërtim. Buxhet – pasqyrë e të ardhurave dhe shpenzimeve për një periudhë të caktuar kohe.Craft – aftësi ose talent për të prodhuar me dorë apo me mjete të thjeshta punime artistike.Database – faqe e ndërtuar me programe kompjuterike, në të cilën hidhen të dhëna që analizohen më vonë apo thjesht ruhen në formë digjitale. Deltinë – dhe i butë me ngjyrë të çelët ose si në të kuqe, i cili kur përzihet me ujë, krijon një lëndë që përdoret për të bërë enë a sende të tjera prej balte (tulla, tjegulla, poçe, qypa etj.).Diversitet – shumëllojshmëri ose larmishmëri (p.sh.: diversitet mendimesh, kulturash etj.).Download – shkarkoj një material. Ekologji – shkenca që merret me studimin e marrëdhënieve të të gjitha gjallesave me mjedisin ku jetojnë.Fajancë – qeramikë e hollë që përgatitet nga një lloj deltine e bardhë, e përzier me gjips dhe lëndë të tjera. Flipcharter – fletë e madhe (A3), e cila shërben si tabelë për të shkruar ose vizatuar. Habitat – vendi ose mjedisi ku jeton gjallesa.Hobi – dëshirë për t’u marrë me diçka në kohën e lirë.Home – menyja ose faqja kryesore ky gjenden komandat parësore.Karrierë – drejtimi profesional që ndjekim gjatë jetës.Konstruksion – struktura e brendshme e një ndërtimi; mënyra e lidhjes dhe vendosjes së pjesëve përbërëse në një ndërtesë etj.Konsumator – person që blen ose përdor mallra dhe shërbime për të plotësuar nevojat e përditshme.Materiale të riciklueshme – materiale organike si qelqi, plastika, metali ose letra, të cilat përpunohen me qëllim që të përdoren sërish.Media – tërësia e mjeteve të informimit masiv (radioja, televizioni, gazetat etj.).Menaxheri i shtëpisë – personi që drejton ose bashkërendon punët në familje.Ngrohja globale – dukuri që ndodh për shkak të rritjes së temperaturës mesatare të Tokës për një periudhë të gjatë.Online – të gjitha veprimet që realizohen në kompjuter ose celular gjatë kohës që jemi të lidhur me internetin. Origami – term që vjen nga japonishtja dhe do të thotë: aftësi për të krijuar objekte të vogla nëpërmjet palosjes së letrës, pa përdorur mjete të tjera si gërshërë apo ngjitës.PPT – prezantim i një materiali ose punimi në PowerPoint.Profesion – veprimtaria kryesore e njeriut në një fushë të caktuar, për të cilën është shkolluar ose trajnuar.Programe softuerike – grup udhëzimesh që i tregojnë kompjuteri se çfarë të bëjë ose si të kryejë një detyrë.Suva – shtresa prej llaçi që i vihet përsipër murit, tavanit etj.Share – shpërndaj (dokument, fotografi, video, informacion).Sheet – faqe në programin Excel. Telajo – një copë pëlhurë që përdoret për të pikturuar, zakonisht me bojë vaji.Template – modeli ose formati i punës që zgjedhim të punojmë në CANVA. TIK – Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit.
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90