Page 9 - Demo
P. 9


                                    TEMA 1Shkathtësi për jetë-punëdoreNxënësi/ja: • dallon materialet ndërtimore, siç janë: argjila, gjipsi, çimentoja, stiropori, mermeri, graniti, kaolina;• hulumton zbatimin e materialeve ndërtimore;• krahason vetitë e materialeve ndërtimore;• zhvillon shkathtësitë duke përdorur pajisje të thjeshta teknike për punimin e projekteve prej materialesh të ndryshme ndërtimore (argjila, gjipsi, stiropori).Në këtë tematikë, nxënësit/et do të mësojnë për materialet ndërtimore (argjila, gjipsi, çimentoja, stiropori, mermeri, graniti, kaolina). Ata do të hulumtojnë zbatimin e këtyre materialeve nëpërmjet projekteve individuale. Gjithashtu do të krahasojnë me njëra-tjetrën vetitë e materialeve ndërtimore dhe do të zhvillojnë shkathtësitë e tyre duke përdorur pajisje të thjeshta teknike për punimin e projekteve prej materialesh të ndryshme (argjila, gjipsi, stiropori).
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13