Page 10 - Demo
P. 10
8Në figurën e mëposhtme paraqitet një vajzë, e cila mbledh të dhënat e nevojshme për të realizuar punimin. Ajo shikon, dallon ngjyrat, prek materialin. Cilat shqisa na ndihmojnë të mbledhim informacionin e duhur për të realizuar një punim artistik?Pesë shqisat tona mbledhin fakte mbi çdo gjë që na rrethon dhe këtë informacion ia përcjellin trurit. Prej këtij informacioni, truri ynë ndërton një imazh të saktë të mjedisit ku jetojmë. Objektet janë reale, nëse mund t’i shohim, t’i dëgjojmë, t’i prekim, t’i nuhasim dhe t’i shijojmë. Informacionin që na vjen nga bota e jashtme e përzgjedhim në bazë të nevojave që kemi. Truri ynë analizon në mënyrë të vazhdueshme informacionin që vjen nga bota e jashtme. Të perceptosh do të thotë të kuptosh praninë e një objekti dhe të njohësh disa karakteristika të tij, nëpërmjet shqisave.1Shiko dhe diskuto1.PERCEPTIMI PAMOR

