Page 100 - Demo
P. 100


                                    98Tashmë je njohur me disa karakteristika të teatrit grek dhe të amfiteatrit romak. Për të bërë një krahasim më të detajuar kemi nevojë për të dhëna shtesë. Teatri grekGrekët shfrytëzonin terrenin e pjerrët natyral për të ndërtuar teatrot. Teatrot grekë shërbenin për shfaqjet e komedisë e të tragjedisë, por edhe për festa me kostume.Fjala “theatron” do të thotë, vendi nga ku mund të shohësh. Pjesë të ndryshme të ndërtesës ishin menduar si për të lejuar zhvillimin e plotë të shfaqjes dhe për shikueshmërinë e plotë, ashtu edhe për dëgjimin maksimal nga ana e publikut.Teatri ndërtohej në formë gjysmë rrethi dhe përbëhej nga tri pjesë:Skena, një ndërtesë që bëhej prej druri e më pas prej guri. Ajo ishte vendi ku recitonin aktorët. Orkestra, një hapësirë gjysmë rrethore ku rrinte kori, përbëhej prej disa personave që shoqëronin me komente ose me kërcime veprimet e “aktorëve”.Vendi ku uleshin spektatorët kishte formë gjysmë rrethi dhe ndodhej në pjerrësinë e terrenit shkallëshkallë. Në të mund të uleshin të gjithë përveç skllevërve.Amfiteatri romakFjala amfiteatër vjen nga greqishtja (“amfi” që do të thotë rreth e qark dhe “theatron” do të thotë, vendi nga ku mund të shohësh).Amfiteatri është një ndërtesë e hapur në formë elipsi që përdorej për shfaqjet e luftërave me gladiatorë apo argëtimet me gjuajtjen e kafshëve.Amfiteatri romak përbëhej nga tri pjesë:Vendi ku uleshin spektatorët, i cili formohej me radhë shkallësh. Ajo organizohej në tri hapësira horizontale që i përgjigjeshin tri klasave të ndryshme shoqërore.Arena ku zhvilloheshin ndeshjet.Vomitorium (për të nxjerrë përpara) janë hyrje të harkuara që shërbenin për të bërë shpërndarjen e shpejtë të turmave të njerëzve.Mbasi të lexosh këto të dhëna, zgjidh karakteristikat e veçanta për secilën e më pas ato të përbashkëta, duke u mbështetur në këto pika:Teatri grek (karakteristikat e veçanta)• Forma• Nga sa pjesë përbëhej• Emërtimi i pjesëve dhe  për çfarë shërbeninAmfiteatri romak (karakteristikat e veçanta)• Forma• Nga sa pjesë përbëhej• Emërtimi i pjesëve dhe për  çfarë shërbeninKarakteristikat e përbashkëtaNë këtë mënyrë mund të krahasosh skulpturën greke me atë romake, artin e Mesopotamisë me atë egjiptian etj.9.ÇMUARJA DHE VLERËSIMIKrahasojmë teatrin grek me amfiteatrin romakShiko imazhet
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104