Page 102 - Demo
P. 102
iluzion optik - perceptim i gabuar i një imazhi nga shqisa e të parit.shenja - vizë ose figurë për të treguar diçka përmes në artin figurativ.forma dydimensionale - një vijë e mbyllur, e cila rrethon një sipërfaqe të sheshtë, që ka gjerësi dhe gjatësi.tekstura - karakteristikë e përbërjes lëndore dhe e sipërfaqes së objekteve. vëllimi - veçori e formës tredimensionale, që bëhet e dukshme nëpërmjet dritës dhe hijes.hija e objektit - forma e një objekti që shfaqet në zonën e pandriçuar dhe që thekson konturin e tij.hije e mbartur - hija që objekti lëshon mbi sipërfaqen ku është mbështetur.treguesit hapësinorë - metoda që na ndihmojnë për të paraqitur thellësinë hapësinore mbi një sipërfaqe dydimensionale, siç janë piktura dhe vizatimi.parimet e kompozimit - mënyra e organizimit të elementeve të artit.baraspesha simetrike - kur elementet që përbëjnë një objekt ose kompozim, janë të njëjta në të dyja anët e aksit (boshtit) të simetrisë.simetria rrethore - kur të gjitha anët e objektit janë të barabarta dhe i referohen pikës së simetrisë që përkon edhe me qendrën e rrethit.ritmi në artin dekorativ - përsëritja e motivit në mënyrë të rregullt ose të ndërlikuar.harmonia - kur të gjitha elementet e artit lidhen dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Përsëritja e tyre me një ritëm të caktuar, është një mënyrë e mirë për të arritur harmoninë në një vepër arti.kontrasti - dallim i madh midis dy objekteve ose fenomeneve.proporcioni në kompozim - marrëdhënia midis dy ose më shumë objekteve.Fjalor

