Page 11 - Demo
P. 11
9Drita hyn në sy nëpërmjet bebëzës. Ajo bie në kontakt me lenten. Kjo lente quhet kristalinë dhe fokuson imazhin si lentja e aparatit fotografik, duke e projektuar atë të kthyer përmbys. Mbasi fokusohet, imazhi shkon në retinë. Më pas përcillet në trurin tonë nëpërmjet nervit optik. Truri ynë e korrigjon imazhin duke e kthyer drejt atë (fig. 3).Të paritTë parit është një prej shqisave tona më të rëndësishme. Pjesa më e madhe e perceptimeve janë pamore dhe ndikohen nga ato që shohim. Mjafton të shohim një lule trëndafili për të kujtuar aromën, të shohim nga dritarja gjethet e pemës që lëvizin për të kuptuar se po fryn erë etj.Si funksionon syri ynë?Syri ynë mund të shohë vetëm objekte që janë të ndriçuara (fig. 2). Pjesa më e dukshme e syrit të njeriut është irisi, i cili në qendër ka bebëzën. Në errësirë, bebëza zmadhohet për të marrë më shumë dritë, ndërsa në prani të saj, zvogëlohet me qëllim që drita e fortë të mos e godasë retinën. PERCEPTIMI PAMOR2 3RetinaIrisiLentjaObjektiImazhi i përmbysur

