Page 12 - Demo
P. 12
10PERCEPTIMI PAMORIluzionet optikeNdonjëherë, ndodh që truri ynë e ka të vështirë t’i dallojë qartësisht disa imazhe. Truri përpiqet ta interpretojë informacionin që i vjen nga shqisat, duke e lidhur me përvojat e mëparshme, por ndihet i çorientuar. Kur imazhi nuk kuptohet në mënyrën e duhur, kemi të bëjmë me iluzion optik.Gjatë përpunimit të imazhit është e rëndësishme të ndahet figura nga sfondi. Në rastin e dhënë, truri percepton dy imazhe: vazon, nëse vendos që sfondi është i bardhë dhe dy profile, nëse sfondi është i errët (fig. 4).Vija horizontale apo diagonale?Të gjitha vijat janë të drejta. Shiritat e bardhë e të zinj nuk vijnë poshtë njëri-tjetrit në vijë të drejtë. Kjo gjë e bën trurin të mendojë se vijat horizontale janë të pjerrëta (fig. 6).Të njëjta apo të ndryshme?Të dyja tavolinat kanë të njëjtat përmasa, por për shkak të perspektivës që krijojnë nga mënyra se si janë vendosur, truri ynë përpiqet ta korrigjojë imazhin duke i paraqitur ndryshe (fig. 5).Vazo apo profil njeriu?4 56

