Page 14 - Demo
P. 14


                                    12PikaPika konsiderohet si shenja ose forma më e vogël. Për ta bërë të dukshme, e paraqesim gjithmonë si një formë rrethore të vogël ose si një vrimë, por ajo mund të ketë edhe forma të tjera. Shumë pika të vendosura pranë njëra-tjetrës mund të krijojnë imazhe e figuracione që nga më të thjeshtat e deri tek ato më të ndërlikuarat.Në varësi të mënyrës se si e përdorim pikën, ne mund të komunikojmë duke krijuar efekte të ndryshme me anë të saj. Kjo mënyrë ka të bëjë me madhësinë e pikës, me shpeshtësinë apo rrallësinë, me mjetin që përdorim, me presionin që ushtrojmë mbi të dhe me cilësinë e sipërfaqes mbi të cilën punojmë.ShenjaShenja është shprehje e komunikimit të menjëhershëm të një mendimi ose të një gjendjeje shpirtërore. Shenja mund të jetë një fjalë, një tingull, një gjest, një gërricje mbi një material të fortë ose një vizatim në një letër. Shenjën mund ta shohim në pikën e bërë nga maja e një lapsi, në një pikë boje të lënë mbi letër, në gjurmën e aeroplanit në qiell, në gjurmët e këmbës mbi rërë ose baltë etj. Në figurat e mëposhtme paraqiten disa shenja të shprehjes artistike. Përshkruaj karakteristikat e shenjave të ndryshme të paraqitura, duke u mbështetur edhe në përvojën tënde me teknikat e ndryshme artistike.Shenjat grafike i gjejmë në një letër të vizatuar ose mbi sipërfaqen e materialeve të ndryshme.Shenjat piktorike realizohen nga piktorët, shpesh nëpërmjet përdorimit të ngjyrës.Shenjat plastike janë kryesisht të realizuara në reliev dhe kanë rëndësi të madhe për skulpturën. Këto shenja gjenden edhe në natyrë.Shenjat arkitektonike janë të pranishme në fasada ose në brendësi të ndërtesave. Ato shfaqen në dekorime dhe në elemente që përsëriten.Shiko dhe diskuto2.SHENJA DHE PIKA
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18