Page 17 - Demo
P. 17
VEPRIMTARI: Shprehem nëpërmjet pikës• Ndaj një letër në katrorë ose në figura të çrregullta. • Secilën hapësirë, që ke krijuar, mbushe me pika. • Për çdo hapësirë, përdor një mjet të ndryshëm (lapsa me trashësi të ndryshme, flamastera me majë të hollë dhe të trashë, pastele etj.). • Përsërit eksperimentin mbi një lloj tjetër sipërfaqeje, p.sh., mbi një pllakë plasteline. Piktura me pika• Shiko me kujdes pikturën tradicionale me pika të popullsisë vendëse të Australisë dhe mënyrën e realizimit të saj (fig. c, fig. d).• Vendos në qendrën e një letre figurën e thjeshtëzuar të një kafshe (ose të vizatuar, ose të prerë me letër punëdore). • Përzgjidh deri në tri ngjyra dhe ndiq, me anë të pikëzimeve, siluetën e kafshës. • Pasi ta mbarosh vijën e parë të pikave, përsërite të njëjtin veprim, por me ngjyrën tjetër. E kështu me radhë, derisa t’i kesh përdorur të gjitha ngjyrat njërën pas tjetrës, si në figurë (fig. e).Ushtrime me pikaac d eb15SHENJA DHE PIKAMaterialet• Letër• Bojëra të lëngshme (tempera ose akuarele)• Një laps ose një shkop me trashësi sipas dëshirës• A do të kenë ndryshim nga njëra-tjetra hapësirat e ndara dhe pse? A ndikojnë madhësia e mjeteve dhe forca që ushtrojmë në këtë ndryshim? Po materiali i përdorur, a ndikon në cilësinë e pikës?Materialet Çmo dhe vlerëso• Letër• Laps, flamastera me madhësi të ndryshme• Plastelinë

