Page 18 - Demo
P. 18


                                    16Në natyrë, mund të shikojmë lloje të ndryshme vijash. Në figurën e mësipërme, kemi: vijën e drejtë horizontale, një rrip toke që ndan qiellin dhe ujin; vijën e harkuar të ylberit që pasqyrohet në ujë; vijën diagonale të bregut, ku ndahet toka nga uji; vijat vertikale të shtyllave të drurit që mbajnë urën. Pemët në rripin e tokës, që ndan qiellin me ujin, krijojnë një linjë të valëzuar (fig. 1).Shiko llojet e vijave që gjenden në peizazhin e mëposhtëm dhe jep shembuj të ndryshëm të llojeve të vijave në natyrë dhe në mjedisin përreth.Vija horizontale komunikon ndjesinë e qetësisë. Shikojmë me kujdes vijën e horizontit që ndan qiellin me detin (fig. 2). Në pamjen ballore, shkallët paraqiten si vija horizontale (fig. 3). Vija e harkuar e ylberitVijat vertikale të shtyllaveVija e valëzuar e pemëveVija diagonale e bregut2 31VIJAShiko dhe diskuto3.Vija përcjell ndjesi dhe gjendje të ndryshme shpirtërore. Nëpërmjet lëvizjes, drejtimit dhe trashësisë, ajo merr trajta të ndryshme. Duke parë se si shfaqet në hapësirë çdo vijë, mund të flasim për vija të drejta horizontale, vertikale, të pjerrëta, të ndërprera, zigzage, të harkuara, spirale dhe të valëzuara.
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22