Page 19 - Demo
P. 19
17Vija vertikale krijon një emocion qëndrueshmërie dhe tregon drejtimin për lart. Shikojmë bimët e bambusë të rreshtuara në linja vertikale dhe të qëndrueshme (fig. 4). Kulla e Sahatit ngrihet vertikalisht drejt qiellit duke treguar qëndrueshmëri (fig. 5).VIJA 4 56Vija diagonale ndodhet në pozicionin midis vijës horizontale dhe vertikale. Kjo vijë krijon ndjesinë e lëvizjes dhe të paqëndrueshmërisë. Shikojmë me vëmendje vijën diagonale që krijon balerina në kërcimin e saj (fig. 6). Pema e rrëzuar, me trungun në drejtimin diagonal tregon paqëndrueshmëri (fig. 7).Vija e ndërprerë është një vijë që krijon vazhdimësi duke marrë drejtime të ndryshme. Duke qenë një vijë e paqëndrueshme, ajo tregon lëvizje dhe është në ndryshim të vazhdueshëm. Shikojmë se si shfaqet kjo vijë në trupin e krimbit të mëndafshit, duke na treguar edhe lëvizjen e tij (fig. 8). Shohim vijën e ndërprerë që shoqëron bedenat e Murit të Madh Kinez. Ato tregojnë vazhdimësinë e këtij muri të gjatë (fig. 9). 78 9

