Page 20 - Demo
P. 20
18Vija e harkuar dhe e valëzuar krijon efektin e një lëvizjeje të lehtë. Këtë e shohim te harqet e theksuara të petaleve të lules (fig. 12) dhe në lëvizjen e gjarprit (fig. 13).Vija e shkallëzuar (zigzage)është një vijë e ndërprerë dhe e bashkuar me kënde (të rregullta ose të çrregullta). Edhe kjo vijë tregon lëvizje dhe vazhdimësi. Shikojmë konturin zigzag dhe ndjesinë e lëvizjes që na përcjell buza e gjethes (fig. 10). Vijën e shkallëzuar e shohim në profilin e shkallës (fig. 11). Vija spirale tërheq vëmendjen me zhvillimin e saj nga brenda-jashtë si një lëvizje qendrore që vjen duke u zgjeruar. Këtë e kuptojmë më mirë, nëse shohim vijën spirale te guaska e kërmillit (fig. 14), te bimët e ndryshme (fig. 15), por edhe te shkallët spirale në arkitekturë (fig. 16).VIJA 1012 131114 1615

