Page 26 - Demo
P. 26


                                    24Ne jetojmë në një botë plot me ngjyra. Nëse shikojmë me vëmendje mjedisin që na rrethon, mund të dallojmë një pafundësi tonalitetesh të ngjyrave (fig. 1).Fizika na mëson se mund t’i perceptojmë ngjyrat nëpërmjet rrezeve të dritës, të cilat objektet i përthithin ose i përhapin.Ajo që ne quajmë ngjyrë, nuk është gjë tjetër veçse rrezja e dritës e pasqyruar nga objekti.Drita dhe ngjyraEdhe pse e shohim të bardhë, në të vërtetë drita është e formuar nga një përzierje ngjyrash. Këtë mund ta zbulojmë nëpërmjet zbërthimit të dritës në spektrin e ngjyrave nga një prizëm qelqi (fig. 2). Drita e diellit është një pjesë e vogël e këtij spektri dhe është pjesa e dukshme e tij. Një shembull tjetër i zbërthimit të dritës së diellit është edhe ylberi. Ngjyrat e tij krijohen nga drita, e cila përthyhet në pikat e shiut të përhapura në ajër. Ky fenomen ndodh mbas shiut ose afër ujëvarave. 21Gjej ngjyrat në figurën e mëposhtme dhe dallo nuancat e tyre të ndryshme. Shiko dhe diskuto5.NGJYRAPër ta kuptuar dhe për ta përdorur ngjyrën si një mjet shprehës, duhet të njohim ligjet që e bëjnë këtë element pjesë të rëndësishme të gjuhës pamore.
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30