Page 27 - Demo
P. 27


                                    25Përse i shohim ngjyrat?Kur drita godet një objekt, lënda nga e cila përbëhet objekti përthith një pjesë të rrezeve, kurse pjesën tjetër e përhap. Rrezet e përhapura nga objekti perceptohen nga syri ynë si ngjyra e objektit. Për shembull, një domate na shfaqet e kuqe pasi ka përthithur të gjitha rrezet e dritës, përveç të kuqes (fig. 3).Për të njohur ngjyrat dhe për të kuptuar marrëdhëniet mes tyre është shumë e rëndësishme njohja me rrethin e ngjyrave të Itenit (fig. a). Johanes Iten ishte piktor që studioi teorinë e ngjyrave.Në qendër të rrethit gjendet një trekëndësh barabrinjës ku janë të vendosura tri ngjyrat parësore: e verdha, e kuqja dhe bluja (fig. b). Çdo brinjë e trekëndëshit shërben si bazë e trekëndëshave dybrinjënjëshëm, ku në secilin prej tyre ndodhen ngjyrat e dyta (fig. c). Ndërsa në rrethin e madh vendosen edhe ngjyrat e treta, të cilat krijohen nga kombinimi i një ngjyre të parë dhe një ngjyre të dytë (fig. d). Rrethi i ngjyrave Ngjyrat e para Ngjyrat e dyta Ngjyrat e treta3a b c dNgjyrat e shumëllojshme janë të pranishme në natyrë dhe tek objektet e krijuara nga njeriu. Ndër to, ngjyra e verdhë, e kuqe dhe blu quhen ngjyrat bazë ose parësore, për arsye se nuk mund të krijohen nga përzierja e ngjyrave të tjera. Duke u përzier dy e nga dy, këto ngjyra krijojnë ngjyrat e dyta. Rrethi i ngjyrave i ItenitVËLLIMI
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31