Page 29 - Demo
P. 29
27Gjethja Duke u nisur nga piktura “Gjethet” e Henri Matisit (Henry Matisse) (fig. c) dhe duke studiuar disa forma të ndryshme gjethesh, mund të krijosh kompozimet e tua origjinale. Ngjyrat e ylberit• E kuqja, portokallia, e verdha, jeshilja, bluja dhe vjollca janë ngjyrat e ylberit.• Krijo kompozime të ndryshme, si për shembull: peizazhe, lule, dekorime, duke e përdorur ngjyrën sipas renditjes tek ylberi.• Fillo nga një formë e thjeshtë dhe në vazhdim krijo shiritat e ngjyrave. Shembujt e dhënë mund të të shërbejnë si një udhërrëfyes (fig. a, b).VËLLIMIcbd• Vendosi gjethet në mënyrë të tillë që të ndërpresin njëra-tjetrën. • Nëse ke vendosur një gjethe të verdhë që ndërpritet nga një gjethe e kuqe, pjesën e ndërprerë mund ta ngjyrosësh me ngjyrën e dytë. Në këtë mënyrë mund t’i përdorësh të gjitha ngjyrat e tjera me radhë (fig. d). VEPRIMTARI: Shprehem nëpërmjet ngjyrësaÇmo dhe vlerëso• Shpjego mënyrën e kombinimit të ngjyrave në krijimin tënd dhe mënyrën e formimit të ngjyrave të dyta dhe të treta (rrethi i ngjyrave). Ushtrime me ngjyraMaterialet• Letër• Laps• Flamastera ose akuareleMaterialet• Letër• Laps• Flamastera ose akuarele

