Page 30 - Demo
P. 30


                                    28Çdo element dhe objekt në natyrë, përveç lëndës që e përbën, ka edhe pjesën e jashtme, domethënë sipërfaqen. Ajo paraqet një cilësi të caktuar që quhet teksturë. Tekstura kuptohet si nëpërmjet të parit, ashtu edhe nëpërmjet të prekurit. Për shembull, kur prekim mollën, kemi një ndjesi tjetër nga ajo që përftojmë kur prekim trungun e ashpër të pemës së mollës. Në këtë mënyrë, mund të dallojmë karakteristikat e çdo teksture, që është një bashkësi shenjash, formash, ngjyrash e vijash dhe që përcakton edhe pamjen e jashtme të objekteve.Çdo material mund të punohet në mënyra të ndryshme për t’i dhënë karakteristika të veçanta sipërfaqes së jashtme.Në këtë fotografi, bashkësia e shenjave karakteristike të çdo erëze krijon një teksturë të veçantë (fig. 1).1Çfarë e përcakton teksturën e sipërfaqes së çdo kutie në figurën e mëposhtme? Shiko dhe diskuto6.TEKSTURA
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34