Page 32 - Demo
P. 32
30TEKSTURA Tekstura artificialeNë jetën tonë të përditshme, jemi të rrethuar nga objekte të ndryshme të prodhuara nga dora e njeriut. Të gjitha këto objekte paraqiten me një larmi të madhe teksturash. Shikojmë me vëmendje teksturën e mureve, të fasadave të ndërtesave, të pllakave të trotuareve etj. Në mjediset e brendshme, të gjitha objektet shfaqen me tekstura të shumëllojshme, si: divanet, mobiliet, jastëkët, perdet, qilimi, veshjet e shumë objekte të tjera të përdorimit të përditshëm.Tekstura e stolit e krijuar nga bashkimi i kallamave të bambusë (fig. 16). Objekte të përdorimit të përditshëm kanë tekstura të ndryshme në varësi të materialit të përdorur dhe të përpunimit të tij (fig. 17).Format e ndryshme të punimit të tekstileve bëjnë që ato të shfaqen me teksturë të shumëllojshme (fig. 18).Mur prej guri (fig. 14) Pllaka (fig. 15)Vazo me teksturë të veçantë (fig. 19)16 1914 151718

