Page 34 - Demo
P. 34
32Drita i bën të dukshme për sytë tanë sipërfaqet, ngjyrat dhe vëllimin e objekteve. Drita është një formë energjie që buron nga dielli ose nga burime të tjera, siç janë llambat elektrike. Dritën që buron nga dielli e quajmë dritë natyrore, ndërsa dritë artificiale quajmë atë që vjen nga burimet e tjera.Në komunikimin pamor, njohja e burimit dhe e efekteve që prodhon drita na bën të mundur mbledhjen e informacionit të duhur për ta njohur dhe për ta riprodhuar realitetin (fig. 1).• Në fotografi shohim shumë qartë ngjyrën dhe formën e frutave. • Shohim qartë edhe formën e tyre në zonën e hijes. • Ndërsa në thellësi, aty ku drita nuk hyn, syri ynë nuk mund të shohë.1Përshkruaj ngjyrat, format e frutave në imazh dhe gjej zonat me dritë dhe hije. A mund të shquajë formë dhe ngjyrë syri ynë atje ku drita nuk hyn? Pse?Shiko dhe diskuto7.VËLLIMI

