Page 35 - Demo
P. 35
33Drita dhe hijaDrita na bën të mundur perceptimin e ngjyrës së një objekti, perceptimin e formës dhe të vëllimit të tij nëpërmjet dritëhijes.Shikojmë dhe krahasojmë dy fotografi, njëra e realizuar në një çast me diell, kurse tjetra në një mot gri dimri.Në fotografinë e parë, do shohim se ngjyrat janë të ndritshme. Faqet e ndërtesës ndahen në faqen e ndriçuar dhe në faqen në hije. Këtu ndihet kontrasti i fortë midis zonave të ndriçuara dhe atyre të pandriçuara, i cili i jep edhe vëllim objektit. Në këtë fotografi, shohim edhe hijen që lëshon ndërtesa mbi tokë (fig. 2).Në fotografinë e dytë, ngjyrat janë të shuara. Nuk kemi kontrast dhe ndërtesa duket si e sheshtë dhe pa vëllim (fig. 3).VËLLIMI23

