Page 37 - Demo
P. 37
35Materialet• Letër• Laps• Flamastera apo akuareleKrijo hijen 1• Prit imazhin e një objekti të marrë nga një revistë dhe ngjite mbi një fletë vizatimi. Krijo mjedisin përreth objektit përmes kolazhit ose vizatimit (fig. a).• Shiko me kujdes cili është burimi i dritës në figurën që ke prerë nga revista dhe vizato hijen e mbartur që formohet mbi mjedisin që ke krijuar (fig. b).• Krijo hijen 2• Krijo një vizatim me pak elemente dhe vendos mbrapa objekteve të vizatuara një pikë, që tregon burimin e dritës.• Nga pika, që shërben si burim drite, hiq një vijë drejt objektit duke e kaluar atë dhe duke krijuar kësisoj hijen e mbartur (fig. c, d).• Në këtë mënyrë mund të krijosh kompozime pa fund, duke u frymëzuar nga ambienti që të rrethon.VËLLIMIac dbVEPRIMTARI: Shprehem nëpërmjet vëllimitMaterialet• Letër• Laps, Flamaster• Ngjitës• Fletë revistash• Shpjego mënyrën e realizimit të hijes së mbartur dhe të hijes së objektit në krijim.Çmo dhe vlerëso

