Page 38 - Demo
P. 38


                                    36Jeta jonë zhvillohet në hapësirë, ku njerëzit, kafshët, objektet tregojnë karakteristikat e tyre të formave, të vëllimit, të ngjyrës dhe të teksturës. Kjo hapësirë ka tri përmasa: gjerësinë, gjatësinë dhe thellësinë. Këto përmasa i kanë të gjitha objektet që bëjnë pjesë në këtë hapësirë. Çdo trup, sa më shumë largohet nga syri ynë, aq më i vogël shfaqet në përmasa; ai mund të mbulohet pjesërisht nga trupa që syri i ka më afër.Ne e perceptojmë hapësirën e brendshme të mbyllur dhe hapësirën e jashtme të hapur.Hapësira e jashtme ndahet në dy lloje: në hapësirën urbane ose natyrore me thellësi të mesme dhe në hapësirën natyrore.Hapësira e brendshme është ajo hapësirë që kufizohet nga muret, nga shkallët, nga mobiliet (fig. 1).Shikojmë me vëmendje fotografinë që na tregon një hapësirë qyteti, ku ndërtesat dhe objektet përreth na pengojnë të shohim shumë larg (fig. 2). 12Shpjego karakteristikat e dy hapësirave të paraqitura në imazhet e mëposhtme. Jep shembuj të hapësirave të ndryshme.Shiko dhe diskuto8.HAPËSIRA
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42