Page 39 - Demo
P. 39


                                    Kur ndodhemi brenda një pylli plot me pemë, vështrimi ynë nuk mund të shkojë larg (fig. 3).Hapësira natyrale e hapur na ofron mundësinë që vështrimi ynë të shtrihet shumë larg, te qielli, te malet, te vija e horizontit. Kjo hapësirë mund të jetë e pafundme (fig. 4).Në artin pamor, në skulpturë dhe në arkitekturë, marrëdhënien hapësinore e shprehim nëpërmjet objekteve me tri përmasa (fig. 5), kurse në pikturë atë e shprehim me dy përmasa (lartësinë dhe gjerësinë) (fig. 6).HAPËSIRASkulpturë parku, Joan Miro “Rrezet e diellit poshtë plepave”, Klod Moné (Claude Monet)35 64Aftësia jonë për ta kuptuar hapësirën është e lidhur me mënyrën se si trupi ynë përshtatet me lartësinë, gjerësinë dhe thellësinë. Marrëdhënie të tilla si: sipër, poshtë, përpara, mbrapa, afër dhe larg lindin nga përvoja jonë trupore. Në jetën tonë të përditshme, krijojmë një marrëdhënie hapësinore midis nesh dhe objekteve, ashtu si edhe midis vetë objekteve. 37
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43