Page 40 - Demo
P. 40


                                    38HAPËSIRAPër të paraqitur hapësirën në një sipërfaqe me dy përmasa, përdorim treguesit hapësinorë.Thellësinë mund ta shprehim nëpërmjet zvogëlimit të madhësisë së objekteve dhe të distancës midis tyre. Këtë e shohim te varkat në anë të detit (fig. 7), te harqet e një ndërtese (fig. 8) apo te kolonat e një ure të gjatë (fig. 9).Objektet që kemi afër, edhe pse të vogla, duken më të mëdha sesa ato që janë larg. Shohim figurën ku shapkat duken shumë më të mëdha se pemët apo njerëzit që janë larg. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të paraqitur thellësinë (fig. 10). Mbivendosja e objekteve është një mënyrë për të shprehur hapësirën. Kur objekti që kemi përpara fsheh atë që vjen mbrapa tij, e kështu me radhë, nga përvoja kuptojmë se kjo tregon thellësi (fig. 11, 12).789101112
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44