Page 42 - Demo
P. 42
40Çfarë na bie në sy kur shikojmë imazhin e paraqitur në këtë faqe? Shikojmë shpërndarjen e elementeve. Atë që shfaqet në anën e djathtë deri në qendër të imazhit e shohim të përsëritur, në të majtë të tij, gati si reflektim. Për këtë arsye, ky imazh quhet i baraspeshuarnë mënyrë simetrike. Dritaret e shtëpisë përsëriten duke krijuar kështu një ritëm mbi sipërfaqe. Ngjyrat e përafërta, në tonalitetet e grisë, së bashku me dritaret e shpërndara në mënyrë ritmike krijojnë harmoni. Ngjyra e errët e bimësisë dhe e dritareve krijojnë kontrast me bardhësinë e ndërtesës, duke e bërë atë të bjerë më shumë në sy. Dritaret e ndërtesës janë në proporcione të rregullta si me njëra-tjetrën, ashtu edhe me të gjithë ndërtesën.Vëzhgimi i kujdesshëm na mundëson të analizojmë kompozimin e imazhit, pra organizimin e elementeve që e përbëjnë ose parimet (rregullat) e kompozimit.Njohja me parimet e kompozimit na ndihmon të kuptojmë dhe të përdorim proceset që udhëheqin vëmendjen tonë për të kuptuar mesazhet domethënëse të imazheve. Shiko dhe diskutoKOMPOZIMI DHE PARIMET E TIJ

