Page 43 - Demo
P. 43


                                    41Format e rregullta në natyrë janë ato që i kuptojmë dhe i kujtojmë më me lehtësi sesa format e çrregullta. Në natyrë, format simetrike përfaqësojnë një shembull të rregullit gjeometrik mbi të cilin janë formuar strukturat e gjalla organike dhe ato joorganike. Shembulli i parë i simetrisë, që na vjen menjëherë në mendje, është flutura (fig. 1).Baraspesha në një objekt ose në një kompozim karakterizohet nga simetriaatëherë kur elementet që e formojnë atë janë të njëllojta në të dyja anët e aksit të simetrisë. Imazhi që shikojmë na përcjell një ndjesi qetësie, harmonie dhe ekuilibri. Një lloj tjetër i simetrisë është edhe simetria rrethore. Edhe në këtë rast, të gjitha anët e objektit janë të barabarta, por tashmë i referohen pikës së simetrisë që përkon edhe me qendrën e rrethit.Ndërsa, kur dy anët e një objekti apo imazhi janë të ndryshme, duke iu referuar aksit të tyre, kemi të bëjmë me një baraspeshë asimetrike.Krahët simetrikë të fluturësAksi i simetrisë1Shiko imazhin e fluturës dhe gjej shembuj të ndryshëm të simetrisë.9.BARASPESHA
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47