Page 46 - Demo
P. 46


                                    44BARASPESHAKolazhi simetrikObjektet ose imazhet simetrike shpesh na japin idenë e një pasqyrimi identik, si në një pasqyrë. Këtë e gjë e shohim në natyrë në dukurinë e pasqyrimit në ujë (fig. 5, faqe 40). • Vizato aksin e simetrisë në mënyrë horizontale, ku pjesa e poshtme do të jetë ajo e pasqyrimit.• Prit forma objektesh me letra me ngjyra ose nga revista, të njëjta si për pjesën e sipërme ashtu edhe për të poshtmen. • Ngjiti në letër duke krijuar pasqyrimin. (Për pjesën e pasqyruar mund të përdorësh edhe mjetet e vizatimit) (fig. a, b).Simetria rrethorePjatat e pikturuara, dantellat e gjysheve, kristalet e dëborës janë shembuj shumë të mirë për të realizuar një punim me simetri rrethore.• Palos në katër pjesë një letër me ngjyrë në formë katrore. • Vizato motivin si në figurë dhe prit me gërshërë pjesët që nuk duhen (fig. c, d).• Realizo edhe një fletë me ngjyrë tjetër në të njëjtën mënyrë. • Bashkoji në qendër të dyja format e përftuara. Në këtë mënyrë, mund të krijosh një rozetë dyngjyrëshe, apo edhe me më shumë (fig. e).ac d ebVEPRIMTARI: Shprehem nëpërmjet simetrisëMaterialet• Revista ose letra me ngjyra• Laps• Gërshërë• Flamastera ose akuareleMaterialet• Letra me ngjyra• Laps• Gërshërë• Diskuto mbi llojet e ndryshme të baraspeshës. Shpjego mënyrën e realizimit të simetrisë në krijimin tënd. Çmo dhe vlerëso
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50