Page 47 - Demo
P. 47
45Ritmin e gjejmë në veprimet tona të përditshme. Gjatë frymëmarrjes, gjoksi ynë ulet e ngrihet në intervale të rregullta. Zemra na rreh në mënyrë të rregullt si një orë. Ritmin e gjejmë në natyrë, gjithashtu: lindja e diellit dhe perëndimi i tij, dita dhe nata, stinët etj. Përsëritja e rregullt e dy fenomeneve, dy tingujve, e lëvizjeve etj., krijojnë ritmin. Ritmi ka një zhvillim të rregullt edhe kur është i thjeshtë, edhe kur është i ndërlikuar.1243Ndiq me vëmendje lëvizjet që bën vajza që kërcen me litar. A përsëriten lëvizjet e saj në mënyrë ritmike?Shiko dhe diskuto10.RITMI DHE HARMONIAKrahët e zogjve në fluturim ndjekin një ritëm shumë të saktë. Kështu bën edhe atleti kur vrapon apo notari kur noton. Intervali është pushimi midis dy pozicioneve ose midis dy imazheve.

