Page 48 - Demo
P. 48
46Ritmi në artin dekorativNë artin dekorativ, në zbukurimet e një tekstili ku përsëritja e motivit është e nevojshme, ritmi është mjaft i rëndësishëm për të dhënë një paraqitje të rregullt dhe të pëlqyeshme.Në figurën 5 paraqitet përparësja e një veshjeje popullore shqiptare. Fashat me motive të njëjta përsëriten në mënyrë të rregullt.Harmonia ritmikeHarmonia në një vepër arti krijohet kur të gjitha elementet e artit (vija, forma, ngjyra, tekstura lidhen dhe plotësojnë njëra-tjetrën). Përsëritja e tyre në një ritëm të caktuar është një mënyrë e mirë për të arritur harmoninë në një vepër arti. Motive ritmike të veshjes popullore shqiptareMotiv egjiptianMotiv ritmik nga një varr etruskZbukurimet në qytetërimin antik egjiptian shprehin një ndjenjë të theksuar ritmike në figuracionet e tyre të stilizuara (fig. 6).Etruskët kanë lënë dëshmi të shumta të imazheve ritmike në pikturën e varreve (fig. 7).567RITMI DHE HARMONIA

