Page 51 - Demo
P. 51
49Kontrasti është një nga parimet e kompozimit. Mënyra kryesore për të krijuar kontrastin është nëpërmjet përdorimit të llojeve të ndryshme të vijave, të formave, të ngjyrave, të teksturave, të përmasave etj. Artistët e përdorin kontrastin në veprat e tyre për të dhënë një mesazh të caktuar. Fig. 6. Viktor Vasareli (Victor Vsarely), Ndeshja, 1945 Artisti ka përdorur kontrastin grafik të bardhë e zisë në veprën e tij.Fig. 7. Van Gogu, Kafeneja, 1888Në këtë vepër, artisti ka përdorur kontrastin midis ngjyrës së ftohtë blu të natës dhe ngjyrës së ngrohtë të dritës elektrike të kafenesë.Artistët kanë përdorur shkallën e proporcioneve për të krijuar kontrastin. Luga dhe qershia janë krijuar në një shkallë monumentale, gjë që krijon kontrast me mjedisin përreth, duke u nisur nga përmasat e tyre si objekte të jetës reale. Fig. 8. Klaus Oldenbërg (Claes Oldenburg), Koshi van Bryhen (Coosje van Bruggen), “Ura-lugë dhe qershia”, 1985-1988 6 78KONTRASTI

