Page 54 - Demo
P. 54
52Proporcionet i referohen edhe marrëdhënies së një pjese me të tërën. Kur flasim për proporcionet e trupit të njeriut i referohemi marrëdhënies që krijojnë pjesët e ndryshme të portretit me portretin apo edhe vetë portreti me të gjithë trupin (fig. 4, 5).Ndryshimi i proporcioneve mund të ndodhë edhe prej mënyrës se si i shohim ne gjërat. Proporcionet e ndryshuara përdoren për të krijuar imazhe imagjinare, si në pikturën e Rene Magritit (fig. 6) ose për të krijuar kontrast në kompozim për një qëllim të caktuar, si p.sh.: Në figurën 7 vajza është bërë sa përmasat e murit dhe krijon kontrast me pemën reale që duket sikur po e ujit.Rene Magrit (Rene Magritte) Natalie Rak, Pikturë murale4 56 7PROPORCIONET

