Page 57 - Demo
P. 57


                                    55zbulon karakteristikat dhe mundësitë shprehëse të teknikave të ndryshme artistike;përdor me kompetencë mjetet dhe teknikat në realizimin e punimeve artistike;organizon gjuhën pamore nëpërmjet mundësive shprehëse të teknikave të ndryshme artistike;shpreh idetë në mënyrë vetjakedhe origjinale duke përdorur teknika artistike të larmishme.Fjala “teknikë” përfshin rregullat dhe metodat që përdoren në pikturë, skulpturë, arkitekturë dhe shumë procese krijuese. Përdorimi i materialeve specifike merr shumë rëndësi në këto veprimtari.Çdo teknikë artistike ka materialet dhe mjetet specifike, që e dallojnë nga të tjerat. Gjithashtu, çdo teknikë është e veçantë edhe për sa u përket rregullave që ndiqen për përdorimin e këtyre mjeteve dhe materialeve.Kjo tematikë jep informacionin bazë mbi teknikat që mund të përdoren në mënyrë të pavarur. Çdo teknikë është e shoqëruar me veprimtari praktike, që mund të zhvillohen më tej.Në këtë tematikë, do të shohim edhe lidhjet midis teknikave dypërmasore si vizatimi, piktura, mozaiku, teknikave grafike të shtypit dhe teknikave trepërmasore, siç janë ato të modelimit në skulpturë dhe të konstruksionit në arkitekturë.Dizajni dhe fotografia janë forma teknologjie artistike bashkëkohore. Ato ofrojnë mundësi të shumta shprehëse, duke bashkëpunuar ngushtë me teknikat tradicionale.KRIJIMTARIA DHEPERFORMANCA ARTISTIKEMësimet 1-8Realizimi i ideve nëpërmjet teknikave dhe proceseve të larmishme artistikeNjohuritë:vizatimi, akuareli, mozaiku, shtypi (stampimi), fotografia, grafik dizajni, skulptura, konstruksioni.Rezultatet e të nxënit:Nxënësi/ja:
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61